Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçares Enkeleda Çapoku nga kunati i saj Eredet Çapoku në Paskuqan.
Mësohet se viktima ka pasur prej kohësh probleme me kunatin i cili e përndiqte kudo që pasi bashkëshorti i saj është futur në burg për drogë.
Pas kësaj Enkeleda e denoncoi dhe situata u përkeqësua edhe më shumë mes tyre.
Mbrëmjen e djeshme ai ka shkuar në banesën e Enkeledës dhe ka thyer derën, ndërkohë që ajo ishte në gjumë me nënën dhe vajzën e saj 18 vjeçe. Thyerjen e derës e ka ndier nëna e saj e cila flinte me të prej ditësh për shkak të konflikteve që kishte me kunatin.
Ai e ka goditur nënën e 30 vjecares me levë dhe më pas ka shkuar te Enkeleda, të cilën siç rrëfen nëna e saj e ka prerë me thikë ndërsa ndodhej në gjum.
“Ky maskarai herë pas here i bënte presion. Vajza e denoncoi në polici të Kamzës, por ky vazhdoi duke i dalë gocës përpara, do të të vras do të të bëj. Dhe pastaj fillova ta shoqëroj unë vajzën.
Mbrëmë erdhi dhe shkelmoi derën derën. Unë thirra Enkledën se ishte në gjumë. Mua ma futi në levë. E preu me thikë nga faqja te hunda. I ka pre edhe damarët e duarve. Unë dola te dritarja duke i thirr çunit hajde se kanë vra Enkeledën. E dërguan te spitali por ajo kishte mbaru që këtu”, tregon nëna.