Tradita e hedhjes së kryqit në ujë, të rinjtë në Berat sfidojnë temperaturat e ulëta

0
317

Në qytetin e Beratit sot festohet dita e ujit të bekuar, ku dhjetëra besimtarë janë bërë pjesë e ceremonisë së hedhjes së kryqit në ujë.

Me gjithë temperaturat tepër të ulëta një grup djemsh të rinjë kanë sfiduar motin dhe janë futur në ujërat e lumit Osum për të kapur kryqin e hedhur nga hirësia e tij Johan Qako.

Këtë vit kryqin e ka kapur një 47 vjeçar i quajtur Fredi Xhimitiku.  Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lum është dita e ujit të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, zfanafilla e të cilës lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Ndryshe nga një vit më parë ku në këtë ceremoni pati sherr mes të rinjve për kapjen e kryqit, këtë vit nuk ndodhi asnjë incident, madje pasi kryqi u kap nga 47-vjeçari të gjithë mblodhën duart bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here