Në përgjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno, më 18 korrik 2019, pasi ka shkëmbyer disa telefonata me F.Sula për të gjetur vajza për punë, agjentët e policisë së Tiranës kanë vëzhguar Hermes Nikaj, që shkon në një lokal, ngjitur me prokurorinë e Tiranës dhe pikërisht në këtë lokal ka takuar F.Sula.
“Makina kishte lëvizur”, dhe Zogu kësaj gruaje i kishte gjetur dy vajza nga Kukësi për t’i përdorur në marrëdhënie seksuale. Në raportin e vëzhgimit del se pasi largohet F.Sula, “Zogu” hipën në një automjet tip Benz-Mercedes, ku ndodheshin dy vajza. Pikërisht këto vajza, zbresin nga makina në zonën e Kthesës së Kamzës, dhe pikërisht këtu futen në një hyrje pallati. Ndërsa “Zogu” dhe shoferi i makinës qëndrojnë poshtë. Pasi qëndrojnë gati 1 orë dy vajzat dalin nga pallati dhe hyjnë sërish në automjetin ku ndodhej “Zogu” dhe më pas largohen në drejtim të një restoranti në rrugën e Kavajës.
PËRGJIMET: “Fole me ato vajzat se jam keq për zotin”
Pasi mbarojnë këtë seanca marrëdhënie seksuale, sërish F.Sula hidhet në veprim duke telefonuar Hermes Nikaj, duke i kërkuar që t’i njoftojë të dyja vajzat për ditën tjetër, të jenë gati dhe të punojnë së bashku se është keq nga ana e gjendjes financiare. Mes “Zogut” dhe F.Sula, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Zogu: Hë shpirti im se isha në dush dhe sa dola
F.Sula: Më fal
Zogu: Asnjë gjë se po laja trupin
F.Sula: Mirë i lajmërove ato gocat
Zogu: Po pra ato, k****ca të thanë për nesër
F.Sula: Nesër i lemë, e mirë s’ka gjë. Më fal se i kam rënë disa herë telefonit.
Zogu: Qyqja s’ka gjë jam fëmija jot.
F.Sula: Mirë do ta lemë nesër, ça ore do ta lemë nesër?
Zogu: Nga pasditja, sa të shkruajnë k****t, s’u zihet besë jau q… r….
F.Sula: Mirë mirë, vetëm thuaji çfarë ore do vijnë, mirë.
Zogu: Pa merak se të shkruaj unë në Ëhats app.
F.Sula: Aman se na duhet puna se z’ban o Hermes
Zogu: E di e di më raftë pika
F.Sula: Se jam keq…për zotin
Zogu: Po ça shpirti…
F.Sula: Fol me ato, çfarë ore do vijnë nesër mirë
Zogu: Mos u mërzit, më raftë pika
F.Sula: Të puç…