Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge dhe veprimtari kriminale (Detajet)

0
308

Policia e Tiranës arreston një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër person në kërkim bie në prangat e Policisë.

Vihet në pranga një 35-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan në zonën e Freskut, në Tiranë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar XH. I (G. M)., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here