Shpërthimi i fuqishëm me tritol në Tiranë pranë pikës së transferimit të parave, mesazhi që iu dha tropojanit të skeduar për drogë (EMRI)

0
272

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vendosur një sasi eksplozivi në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të Përparim Kalbajt.

Sipas policisë, pika e transferimit të parave në ‘Don Bosko’ ndodhet në afërsi të banesës në pronësi të Kalbajt, që mësohet se është nga Tropoja.

Sipas burimeve ai njihet si person i skeduar për drogë dhe dyshimet janë se ka qenë mesazh kërcënues për të. Shpërthimi i eksplozivit ka shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.

Policia njofton se grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pikë së transfertës për të shkuar në gjurmët e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here