Putin akuzon Poloninë se ka bashkëpunuar fshehtas me Hitlerin

0
334

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shtuar tensionet me Evropën, duke akuzuar Poloninë për bashkëpunim të fshehtë me Hitlerin dhe qarqet anti-semite. Tensionet mes Moskës dhe Varshavës janë rritur pas akuzave të ndërsjellta në lidhje me fajin për fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Polonia ka thënë se ushtria ruse ka prirje imperialiste.

 Duke folur para udhëheqësve ushtarakë, presidenti rus tha se Polonia ka bashkëpunuar me Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Në thelb, ata kanë bashkëpunuar me Hitlerin. Kjo është e qartë në bazë të dokumenteve të arkivit”, tha kreu i Federatës Ruse gjatë një fjalimi emocional në Ministrinë e Brendshme. Ai madje tha se një ambasador polak i asaj periudhe kishte premtuar se do ta vendoste statujën e Hitlerit në Vashavë për shkak të zotimeve të tij për t’i dërguar çifutët në Afrikë. “Pak gjëra kanë ndryshuar dhe duhet ta marrim parasysh këtë, kur i ndërtojmë forcat tona të armatosura”, shtoi Putin. Disa ditë më parë, Polonia e akuzoi Rusinë se i është kthyer propagandës staliniste dhe po i dëmton përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here