Mini-Shengeni ballkanik dhe polemikat me Ramën, Aleksandër Vuçiç tregon detajet pse kryeqytetet evropiane nuk janë entuziaste për idenë

0
337

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit në Beograd, ka komentuar takimin e Tiranës për “Mini-Shengenin ballkanik”. Në një intervistë për televizionin “O2”, ai zbulon se në kryeqytetet evropiane ky projekt nuk mbështetet me entuziazëm, ndërsa vlerëson tej mase kurajon e kryeministrit Edi Rama.

“Shumë në Evropë nuk pëlqejnë të shikojnë Ballkanin teksa i jep formë fatit të tij. Kur ata nuk janë në karrige për të vendosur për ne, ndihen shumë parehat. Me gjithë mosmarrëveshjet që ne kemi në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, në këtë drejtim, ekonomikisht, Edi Rama ka treguar guxim të madh”, tha Vuçiç.Më tej, Vuçiç tregon dhe benefitet e mëdha financiare që përfiton Serbia nga zbatimi i projektit të pagëzuar si Mini-shengeni ballkanik: “Nëse ne reduktojmë pengesat kufitare, do të kursejmë 2,5 miliardë euro në total, me Serbinë që kursen e vetme të paktën 1 miliard euro. Imagjinoni se çfarë mund të bënte Serbia me ato para’. Do të tërheqim dhe më shumë investitorë pasi ata do të ndiheshin shumë më mirë në një treg më të gjerë”.

Presidenti Vuçiç theksoi se investitorët do të shikonin kryesisht shtetet me më pak korrupsion në rajon, ndërsa tha se për këtë arsye ata do t’i drejtoheshin fillimisht Serbisë.

Ndër të tjera ai foli edhe për gjetjen e një zgjidhjeje me Kosovën, për të cilën tha se nuk është optimist. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here