Muzetë dhe trashëgimia kulturore në 2019, mbi 1 milion vizitorë

0
384

Në muajin e fundit të vitit, por mbi 1 milion vizitorë kanë qenë në muzetë në vend. Të dhënat janë bërë me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila tregon se kanë qenë mbi 1 milionë vizitorë. “Ministria e Kulturës në një vit. Gjatë vitit 2019 u numëruan mbi 1 milion vizitorë në muzetë dhe sitet e trashëgimisë sonë kulturore”, shprehet ministrja e Kulturës. Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është më i rëndësishmi në vend. Një muze që këto ditë po qëndron mbyllur pas dëmtimeve nga tërmeti, por që në çdo stinë është në vëmendjen e vizitorëve. Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Muzetë historikë kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit për kombin si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme. Në mjediset e MHK gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Në Tiranë përmendim dhe muzeun kombëtar “Shtëpia me gjethe” (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj).Ky është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët, që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Sa i takon trashëgimisë kulturore, parqet dhe monumentet kanë qenë po ashtu gjatë këtij viti në vëmendje. Mes tyre përmendim parkun e Apollonisë, Amantian, Butrintin etj. Sa i takon Butrintit, në rrafshin ndërkombëtar rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar konventës së vitit 1972, “Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here