Google search engine
Home Politike Mini-shengeni Ballkanik/ Rama çon pranë zonave të prekura nga tërmeti në Durrës...

Mini-shengeni Ballkanik/ Rama çon pranë zonave të prekura nga tërmeti në Durrës Vuçiçin, Djukanoviçin dhe Zaevin, dalin pamjet çfarë po ndodh dhe kush i shoqëron (VIDEO)

0
264

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin serb Vuçiçin, presidentin e Malit të Zi Milo Djukanoviç dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zavein kanë shkuar në Durrës për të parë nga afër zonat e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Mësohet se ata janë shoqëruar edhe nga drejtuesi qendror i operacionit të emergjencës, Bledi Çuçi.

Kujtojmë që liderat kanë ardhur në Shqipëri në kuadër të “samitit” për Mini-shengenin Ballkanik, për lëvizje dhe tregti të lirë.

Mbrëmjen e djeshme, takimi i tyre është shoqëruar me protesta, ku qindra qytetarë dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar me pankarta në dorë kundër pranisë së Vuçiç në Tiranë.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here