Merret vendimi, mësohet data zyrtare kur Britania del nga Bashkimi Europian

0
310

Deputetët e parlamentit britanik kanë mbështetur planin e kryeministrit Boris Johnson, që më 31 Janar të 2020-ës Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian.

Ata votuan sot 358 pro dhe 234 kundër, me një shumicë prej 124 votash në favor të Marrëveshjes së Tërheqjes nga BE, që tashmë do të vazhdojë të shqyrtohet në Parlament.

Projekt-ligji gjithashtu do të ndalojë edhe zgjatjen e periudhës së tranzicionit, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar është jashtë BE-së por vijon të ndjekë shumë prej rregullave të saj.

Kryeministri Boris Johnson tha pas votimit se vendi tashmë është “një hap më afër realizimit të Brexit”.

Kreu i Laburistëve, Jeremy Corbyn i tha deputetëve të tij që të mos e mbështesin projekt-ligjin, pasi ai ka një mënyrë më të mirë dhe më të drejtë për t’u larguar nga BE, por 6 prej tyre zgjodhën të mbështesin qeverinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here