Dje hyri në shërbim me flotën e Kinës në Detin e Kinës Jugore, aeroplanmbahtësja Shandong, e para e prodhuar nga Pekini, ceremonia u zhvilluar në ishullin jugor Hainan me pjesëmarrjen e President Xi Jinping. Kjo është aeroplanmbajtësja e dytë e flotës së Kinës, ndërsa në vitet në vijim pritet të vijnë në shërbim dhe katër aeroplanmbajtëse të tjera.