Drama “Engjëjt e Amerikës”, në fundjavë te “ArTurbina”

0
358

Drama “Engjëjt e Amerikës” vjen për publikun në skenën e “ArTurbinës”. Teatri Kombëtar shprehet se drama shumëdimensionale, njëkohësisht dhe kryevepra e Tony Kushner, vjen të “thyej” tabu përmes skenarit fitues të çmimeve “Pulitzer” dhe “Tony Awards”. Në mbrëmjet e datave 19, 21 dhe 22 dhjetor sipas TK janë shfaqjet e fundit në skenë dhe fton publikun, që të mos mungojë. “Mos mungoni në shfaqjet e fundit! Regjia nga i mirënjohuri Arben Kumbaro së bashku me një kast brilant aktorësh si: Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri, Vasjan Lami”, shprehet Teatri Kombëtar për shfaqjen. Drama “Engjëjt e Amerikës” nga e shtuna deri të dielën do të jetë në skenë te “ArTurbina”, por si autor i saj Tony Kushner ka shënuar në këtë vepër ngrihen çështje të mëdha. “Çështja e madhe që na ngrihet përpara është kjo: A na pret fundi, vallë? A do të kemi çlirim prej së shkuarës? Çështja e madhe që na ngrihet përpara është: A mund të ndryshojmë? Me kalimin e kohës? Dhe të gjithë ne e dëshirojmë ardhjen e ndryshimit”, thuhet në shënimin e autorit Tony Kushner, një nga emrat më të vlerësuar në botë për veprat e tij. Vepra është përkthyer nga Ilir Baçi, skenografia është realizuar nga Adrian Kapo, kostumografe Berina Kokona, kompozitor Endri Sina, koreografia nga Kozeta Bakiu dhe as. regjisore Doriana Çaushi. Kjo vepër që sjell Teatri Kombëtar te “ArTurbina” është në vijim dhe të shfaqjeve që janë pjesë e këtij sezoni artistik dhe po shfaqen për publikun. Aktorët që janë pjesë e kësaj shfaqje janë të njohur në jetën artistike të teatrit. Me rolet e tyre në shfaqje të ndryshme ata janë vlerësuar nga publiku, ku këto mbrëmje janë në skenë me “Engjëjt e Amerikës”. Anthony Kushner, i lindur më 16 korrik 1956, është një nga dramaturgët dhe skenaristët amerikanë më të vlerësuar të kohës sonë. Fitues i çmimit “Pulitzer”, “Tony Aëard”, “Drama Desk” për veprën “Engjëjt e Amerikës” dhe i shumë çmimeve të tjera. Në vitin 2013 ai u nderua nga presidenti Barack Obama me medaljen “National Medal of Arts”. Por “Angels in America”, “Engjëjt e Amerikës” ka pasur sukses dhe si film, pasi ishte fituesi kryesor me 11 çmime Emmy. Kandidat në 21 kategori, miniseriali “Engjëjt e Amerikës” fitoi në kategorinë e filmit më të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here