Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan pas lindjes/ Gjykata kërkon arrestimin e mjekut që është arratisur në Amerikë sëbashku me familjen (EMRI)

0
321

Është lëshuar urdhëri i arrestit për mjekun që asistoi në lindjen e Rexhina Debrovës, e cila humbi jetën pas sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë në prill të 2019-s. Vendimi për arrestimin e mjekut Ardjan Kadaifçiu u mor nga prokurori i çështjes, i cili i ka kërkuar Gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “arrestit në burg” në mungesë.

Kërkesa u bë pas një akt ekspertimi mjeko-ligjor që nxjerr në pah shkeljet e kryera nga mjeku Kadaifçiu, ku lidhur me ngjarjen ky i fundit akuzohet për “Neglizhencë në trajtim mjekësor” me pasojë vdekjen e 25-vjeçares, pas procesit të lindjes së fëmijës.

Ndërkohë mjeku raportohet se është larguar në muajin gusht 2019 së bashku me familjen në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Për arrestimin e tij u kërkua ndihma e zyrës së Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ardjan Kadaifçiut, i cili nëse do të arrestohet në SHBA do të ekstradohet në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë tronditi publikun shqiptar, ndërsa nga autopsia se shkaku i vdekjes së 25-vjeçares ishte koagulimi, mpiksja e gjakut. 25-vjeçares i ishte bllokuar një nga venat që çon gjakun në mushkëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here