Juristja, Vasilika Hysi ka sqaruar një prej pikave që ka ngjallur më shumë debat nga grupet e interesit për paketën Anti-Shpifje është neni 28, pika 8 ku thuhet se “Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave”. Që do të thotë fakti se nëse një portal ankimon vendim, nuk e shmang atë nga shlyerja e detyrimit. Hysi thotë se për këtë rast do të zbatohet propocionalitet. Çfarë nënkupton kjo? Hysi sqaroi që për vendosjen e gjobës do të merren parasysh mundësia financiare e portalit, shkelja e bërë, sa herë është bërë përsëritja e shkeljes, që do të përcaktohen nga aktet nën ligjore që do të bëhen.