Kalon në ‘sitën’ e vettingut gjyqtari i Krimeve të Rënda, ja vendimi që mori KPK për Klodian Kurushin

0
273

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi.

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi është përballur këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ku për të është vlerësuar që të konfirmohet në detyrë, pasi nuk janë gjetur probleme apo shkelje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale dhe në të tre këto shtylla, Kurushi ka dalë i pastër.  Trupa gjykuese për Kurushin që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj.

Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here