E akuzoi si ushtar të partisë, Meta pritet të japin llogari në orë 12:00 në Prokurorinë e Tiranës

0
293

Presidenti i shtetit, Ilir Meta pritet të shkojë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës në orën 12:00. Sipas burimeve Meta pritet të pyetet për kallëzimin kundër kreut të KED Ardian Dvorani.

Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimi penal kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, padi të cilën e dorëzoi në tre prokurori, të Përgjithshem, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës, për dy vepra penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

“Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”, thotë Meta.

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Krizë që ka çuar në zgjedhjen e dy gjyqtareve Kushtetuese për të njëjtin pozicion të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here