Qyteti i Tepelenës është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz ndaj vëllezërve Bresha. Mësohet se atentati ka ndodhur në të dalë të qytetit të Tepelenës, kur dy vëllezërit Artur dhe Artan Bresha kanë ndaluar makinën dhe janë drejtuar për në banesën e tyre. Si pasojë e këtij atentati njëri nga vëllezërit ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur rëndë. Viktimë ka mbetur Artur Bresha, 47 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij, Artan Bresha, 43 vjeç. Ky i fundit është transportuar menjëherë për në spitalin e Gjirokastrës ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha të qytetit bëjnë me dije se 43-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas të shtënave në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ku po heton për zbardhjen e këtij atentati. Pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmë Tepelenën është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga policia e Gjirokastrës, ku nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve. Në ndihmë të grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli. Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe Gjirokastrës po bëjnë krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve kapjen e autorëve. Nuk ka ende informacione rreth motiveve të ngjarjes, ndërsa vëllezërit Bresha kishin hasmëri të vjetra. Por, nuk përjashtohet as pista e prishjes së pazareve të drogës. Kjo për shkak se Artuar Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. 43-vjeçari ka pak kohë që ishte liruar nga burgu. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.
Në 2011 Artur Bresha u kap me 1 ton drogë
Artan Beshë, të cilit ju bë atentat mbrëmjen e djeshme, është arrestuar në shkurt të vitit 2011 në tentativë për trafikuar rreth 1 ton marijuanë. Policia kishte grumbulluar informacione në rrugë operative se një grup i mirë organizuar me veprimtari kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike me shtrirje në disa rrethe, kishin grumbulluar në fshatin Lazarat dhe do të transportonin në drejtim të Sarandës e më pas në drejtim të Greqisë një sasi të madhe lënde narkotike. Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe si rezultat i një pune disa ditore, më datën 7 Shkurt, rreth orës 21.00, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kordinata”, ku u arrestua edhe 43-vjeçari i shpallur në kërkim. Në atë kohë policia arrestoi njërin prej trafikantëve, ndërsa tre të tjerë i shpalli në kërkim. Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës”, ku si destinacion ishte Greqia. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin, Artan Breshës, në atë kohë 35 vjeç. Në atë kohë policia tha se ndalimi i autorit dhe bllokimi i lëndës narkotike u bë në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatin Goranxhi. Ndjekja ka vijuar përgjatë aksit rrugor Gjirokastër- Jorgucat, duke bashkëpunuar edhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor. Automjeti ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Jorgucatit, por kur ka parë postbllokun e policisë kufitare dhe të policisë rrugore në dalje të Jorgucatit është kthyer me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës, ku është ndjekur nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve. Duke parë se në hyrje të Derviçanit ishte ngritur një postbllok tjetër automjeti është futur në fshatin Goranxi në një rrugicë dhe duke përfituar nga errësira drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar, për tu arrestuar disa orë më vonë. Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton.
Elvis MYRTA