Tërmeti që tronditi vendin/ Kryeministri i Britanisë së Madhe bën gjestin e madh për Shqipërinë: Rama na tregoi historitë e tmerrshme, ja vendimi që morëm

0
296

Samitin e NATO-s në Londër, kryeministri Edi Rama, tha se e ka shfrytëzuar për të kërkuar ndihmë konkrete për vendin pas situatës që ka krijuar tërmeti i fortë i 26 nëntorit. 

Këtë e konfirmon edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili shprehet se ka dëgjuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama t’i tregojë  gjatë samitit të NATO në Londër, historitë e tmerrshme të tërmetit që goditi Durrësin e Tiranën dhe se shtetet anëtare të Aleancës do të veprojnë kolektivisht për të ndihmuar Shqipërinë.

Johnson tha:

“Ne gjithashtu u pajtuam që, pasi dëgjuam historitë vërtet të tmerrshme për tërmetin në Tiranë në Shqipëri nga Edi Rama, të veprojmë kolektivisht për të ndihmuar njerëzit e Tiranës dhe Durrësit të ringrihen në këmbë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here