“Nuk është Komisioni i djajve apo engjëjve”, kryeministri Rama i drejton thirrjen e fortë për ndihmë opozitës joparlamentare dhe lëshon paralajmërimin e papritur

0
346

Në mbledhjen e jashtëzakonshme me Këshillin e Ministrave, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare ta ndihmojë në nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e jashtëzakonshme.

Rama tha se kjo nuk është Komision djajsh apo engjëjsh, prandaj dhe sipas tij duhet të punojnë së bashku për qytetarët.

“Do të ishim shumë vlerësues nëse opozita do të përfshihej me një ose dy përfaqësues në Komitetin e ndërtimit, Nuk kemi çfarë ndajmë përveç nevojës së përbashkët për të bërë më të mirë për vendin dhe komunitetin. Nuk është komisioni i djajëve dhe engjëjve, apo i Reformës Zgjedhore, ky është komisioni i ditëve me diell. Është mirë që të jemi bashkë dhe të punojmë bashkë. Fakti që tërmeti ka shkaktuar dëme dhe banorët janë në çadra do të trajtoheshin njësoj, por e mira do të ishte të përfshiheshin në perimetrin e emergjencës. Duke marrë dhe opinion e  Bashës dje, them që na përputhen shqetësimet dhe idetë. Kjo është e papërfshirë nga avazi politik që së shpejti do të fillojë, se janë dhënë shenjat e para”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here