Raportohet se deri tani zyrtarisht janë shënuar 27 viktima nga tërmeti i djeshëm dhe më shumë se dhjetë persona të mbetur nën rrënoja. I gjithë vendin është me sytë nga Thumana ku tre pallate te shembura në tokë lanë pas disa viktima, ku vijojnë të jenë të bllokuar persona të tjerë gjendja e të cilëve ende nuk dihet.
Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike, vijojnë kontrollet të cilët janë përqendruar në tre zona: Këneta në Durrës, te pallati gjashtë katësh afër kryqit të kuq dhe te Vila Palma po në Durrës.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës ndërkohë që zyrtarisht 27 Nëntori është ditë zie kombëtare.