E dhunoi në kokë dhe në trup nipi i burrit trafikant, biznesmenia nga Lazarati rrëfen detajet e rënda të ngjarjes: U bëra video dhe u thashë mos ngarkoni…

0
398

Biznesmenia Lavdie Buzheri ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga nipi i burrit, Alfon Buzheli, i cili ka qenë më parë i dënuar edhe për trëfik droge. 48-vjeçarja që ndodhet ende e shtruar në spital nga goditjet e marra tregon se si i riu i shkoi në pronën e saj së bashku me të vëllanë dhe pasi i morën materialet e punës, Alfonsi edhe e dhunoi.

“Mjekët mi bën të gjitha, grafitë, skopit. Vazhdoj të jem njësoj, kam dhimbje në të gjithë trupin. 48-vjeç jam. Po ngarkonin një makinë. U thash mos ngarkoni se është malli i familjes time. Kam një fabrikë që prodhoj rrjeta teli. U bëra video u thash mos ngarkoni. jam administratore, ata u futën me forcë atje. Jemi në proces gjyqësor me ta. Por ajo është forma ime, ata i morën dhe u futën me forcë. Ka disa kohë që ka ndodhur. Që në gusht ka kështu. Jam dhunuar dje nga ora 10:30. Pashë makinën atje mora telefonin dhe mora një polic privat. Dhe bëra foto. U futa brenda i thash shkarko mallin, ata nuk më dëgjuan, i thash edhe vëllait të atij që më dhunoi, por ai e mbylli makinën  dhe u largua. U ula në tavolinë ku punoja dhe më vjen ai personi. E njoh është nipi i burrit”, tha Lavdie Buzheri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here