Google search engine
Home Politike Christopher Hill: Lajm i mirë që NATO do të ndërtojë bazë në...

Christopher Hill: Lajm i mirë që NATO do të ndërtojë bazë në Kuçovë, vendet e Ballkanit duhet të bëjnë kujdes nga Rusia

0
315

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të ngrenë alarmin për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga Rusia. Ka qenë diplomati i njohur amerikan, Christopher Hill, i cili gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme thekoi se vendet e rajonit, përfshi këtu Shqipërinë duhet të kenë kujdes nga influenca ruse në Ballkan. “Një nga zhgënjimet e mia më të mëdha në karrierën diplomatike, është rënia prej kohësh e demokracisë ruse. Të gjithë menduam se do ishte duke bërë më shumë progres, por ajo që pamë ishte kthimi pas. Por kanë edhe një tjetër problem që lidhet me problemin e vetëbesimit për të ecur para drejt zhvillimit. Kemi parë sjellje të gabuara, si mungesa e transparencës, dëshira e madhe për të influencuar, por jo për të qenë të qartë për atë influencë. Por thënë këtë nuk besoj se këtu është aq problematike sa thuhet nga disa njerëz. Me pak nga ajo që kap syri do të thosha. Por padyshim është një fenomen që duhet patur kujdes. Rusia duhet të jetë më mirë në politikën e brendshme dhe shpresoj që edhe politika e tyre e jashtme të jetë më e mirë. Një nga problemet që kam hasur kur isha kryenegociator me Korenë e Veriut, ishte të punoja me ata”, deklaroi ai. Më tej, ish-ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Christopher Hill theksoi se ambicia e NATO për të ndërtuar një bazë të saj në Shqipëri është një lajmi shumë i mirë. “Nuk mund të flas në detaje, për këtë bazë në jug të Tiranës. Por besoj se kjo është një gjë e mire për Shqipërinë, është mirë për NATO. Jam shumë i kënaqur që e shikoj Shqipërinë në NATO, por do më pëlqente të shikoja edhe shenjat e NATO-s në Shqipëri. Dhe besoj është ekzaktësisht kjo, është diçka shumë pozitive që Shqipëria të bëhet jo vetëm një shtet anëtar, por të bëhet një vend aktiv me asete të NATO dhe shpresoj që edhe qytetarët e Shqipërisë ta ndajnë këtë mendim”, u shpreh ai. Ndërkohë, ish-ambasadori në Shqipëri, Maqedoni, Poloni e Irak deklaroi se vendimi BE-së dhe sidomos Francës dhe Holandës për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është zhgënjyes, ndërsa kërkoi nga pala shqiptare që të vijojë angazhimet. “Si një person që kam qenë në disa funksione, jam angazhuar shumë në këtë rajon, mund të them se ishte një vendim zhgënjyes, por thënë këtë është e rëndësishme që qytetarët dhe vendi të mos mbeten peng inatit, por të fokusohen në atë çfarë duhet të bëjnë. Kemi të bëjmë me një shtyrje dhe nuk besoj se është një anulim. Besoj se do të jetë një mundësi e mirë vitin tjetër. Ajo që shqiptarët duhet të bëjnë është të bashkëpunojnë dhe të zgjidhin disa probleme, si përgjigja më e mirë ndaj shtyrjes”, nënvizoi ish-ambasadori i parë amerikan në Tiranë, Christopher Hill.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here