Zbulohet konflikti në ‘Top Channel’, u zunë me Ben Blushin largohet nga televizioni moderatori i njohur dhe bashkëshortja e tij

0
499

Pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu ka vendosur të largohet nga Top Channel. Burime për “revistawho.com” bënë të ditur se Floriani e ka ndërprerë kontratën televizive dhe duke filluar që nga muaji Janar nuk do e shohim më në Top Channel.

Gjithashtu u bë e ditur se së bashku me Florianin do largohet edhe gruaja e tij, Renisa Shabani e cila ishte autore e programit.

“Revistawho.com” ka zbuluar nga burime brenda institucionit se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin.

Tanimë mbetet të shihet ç’do ndodh me emisionin “Në shtëpinë tonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here