Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, replikoi pak minuta më parë deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme. Për këtë Spiropali tha se ‘Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin’.
Mirëpo Spiropali i është kundërpërgjigjur menjëherë PD nëpërmjet Gazment Bardhit.
Numri dy i kësaj partie shprehet se Spiropali “duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut, nuk ngjan me traun e doganës, që e ul e ngre vetë, sipas dëshirës”.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.✌
Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të ??&??. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.
Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion!