Një shqiptar është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u kap me një sasi të madhe bimësh narkotike që i kishte kultivuar në banesë. Sipas mediave britanike oficerët e policisë kanë sekuestruar në total 621 bimë kanabisi, ku bimët rriten nën një sistem perfekt të kultivimin e drogës.
Mësohet se në bazë të llogarive të bëra, nëse lënda do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 1 milion paundëve.
Edhe pse shqiptari me iniciale D.Hoxha është munduar t’u shpëtojë forcave të policisë, teksa u hodh nga tarraca dhe theu njërën këmbë, përfundoi sërish nën pranga.
Pas një operacioni që zhvilloi policia britanike në Yorkshire u arrit të zbulohej një parcelë e madhe me kanabis. 38-vjeçari shqiptar kishte kaluar ilegalisht në Angli dhe është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.