U propozua nga Rudina Hajdari dhe ish-zv.kryeministrja, miratohet në parim projekt-rezoluta e Kuvendit, 10 pikat kyçe që përmban

0
328

Në prag të vendimit për çeljen e negociatave me BE-në është miratuar në parim projekt-rezoluta e Kuvendit për Integrimin e Shqipërisë. Mësohet se në tërësi, ajo do të miratohet në një mbledhje tjetër.

Projektrezoluta e propozuar nga deputetja Rudina Hajdari dhe ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi, përmban 10 pika kyçe.

Kuvendi kërkon dialog gjithë-përfshirës për intergimin europian, inkurajon institucionet ligjzbatuese për vijimin e reformave të kërkuara, inkurajon ngritjen e SPAK, BKH dhe Gjykatës Kushtetuese, mbështet Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Projektrezoluta i drejtohet edhe shteteve anëtare të BE, që në 18 tetor pritet të vendosin fatin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninën e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here