Policia e Venecias në Spanjë ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari të shumëkërkuar na policia dhe autoritetet italiane. 33-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim nga Italia që në vitin 2015-të, për akuzën e trafikut të drogës, ndërkohë që rezultonte se jetonte në Spanjë.
Sapo është marrë informacioni se shqiptari ndodhej në territorin spanjoll, autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbikëqyrjen. Një pajisje gjurmimi u vendos pranë shtëpisë së të kërkuarit, duke monitoruar të gjitha lëvizjet.
Gjatë momentit të operacionit të policisë, shqiptari nuk ka bërë rezistencë.