Princi i kurorës së Arabisë Saudite raportohet të ketë thënë se mban përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar nga operativët Saudite “sepse kjo ndodhi para syve të mi”, sipas një dokumentari të rrjetit PBS që do të transmetohet javën e ardhshme. Rrjeti Al Jazeera shkruan se Mohamed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë saudite, deri më tani nuk ka folur publikisht për vrasjen brenda konsullatës Saudite në Stamboll. Por në dokumentarin e ri, duket se bën pranime të reja mbi çështjen. CIA dhe disa qeveri perëndimore kanë supozuar se ai e urdhëroi atë, por zyrtarët sauditë thonë se ai nuk kishte asnjë rol.Madje, që nga atëherë, ai nuk ka vizituar as Shtetet e Bashkuara e as Evropën. “Ndodhi para syve të mi. Unë kam marrë gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi”, citohet të ketë thënë ai Martin Smith të PBS, sipas një promo-je të dokumentarit, i cili pritet të transmetohet më 1 tetor, përpara një vjetorit të vdekjes së Khashoggit. Gazetari disident saudit Jamal Khashoggi u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 ku ai kishte shkuar për të procesuar martesën. Në një raport prej 101 faqesh të publikuar në qershor nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite u akuzua si përgjegjëse për vrasje me dashje dhe paramendim të Jamal Khashoggit.Poashtu në raport u theksua se ka prova të besueshme për hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, përfshirë edhe princin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.