U arrestua gjatë megaoperacionit ‘’VOL-VO 4’’, çfarë vendosën Krimet e Rënda për ish deputetin

0
277

Kërkesa e ish-deputetit të PS-së për qarkun e Lezhës Arben Ndoka u rrëzua për herë të dytë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda. Trupa gjykuese la në fuqi vendimin ‘’arrest shtëpie’’ të muajit maj.

Ndoka u arrestua gjatë operacionit ‘’Vol-vo’’ me 33 shtetas të tjerë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe përvetësimit të paligjshëm të pronave në Lezhë dhe Kurbin.

Ndoka dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko janë dy të arrestuarit më të rëndësishëm të këtij megaoperacioni. Të dy ish-deputetët socialistë dolën në përgjimet e dosjes së famshme 339.

Nga 34 të arrestuar, Krimet e Rënda lanë të lirë 10 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here