Nesër fillon mësimi normalisht, ministrja Shahini zbulon ç’do të bëjnë në orën e parë: Do u prezantohet një VIDEO! (Për çfarë bëhet fjalë?)

0
282

Ditën e nesërme fillon normalisht mësimi për të gjithë nxënësit në shkollat e qarkut të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Pas pezullimit të mësimit për sot, në një konferencë për shtyp ministrja e Arsimit Besa Shahini konfirmoi se nesër shkollat do t’i kthehen normalitetit.

Po ashtu numri një i arsimit shtoi se nxënësve do t’ju prezantohet një video informuese për tërmetet.

“Nesër mësimi fillon me një video për rastet se si duhet të kujdesemi për veten nga tërmeti. Videoja informuese do të shpërndahet në orën e parë të mësimit”, tha Shahini.

Më tej ajo u ndal edhe tek ngjarja e mbrëmshme, ku një lajm i rremë për një tërmet 6 ballë nxori në rrugë qytetarët e Tiranës dhe Durrësit. Sipas ministres kjo është e dënueshme dhe në të ardhmen lajme të tilla nuk duhet të merren seriozisht.

“Dua të dënoj një rast të paprecedentë të mbrëmjes së djeshme të përhapjes një lajmi të remë për një tërmet të madh që shtoi panik të qytetarët dhe dolën në rrugë. Tërmetet nuk mund të parashikohden asnjëherë. Lajme të tilla në të ardhmen mos i merrni seriozisht. Ajo që pamë mbrëmë është se lajmet e rreme mund të cënojnë edhe sigurinë e qyettarëve”, tha ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here