“Deri tani janë regjistruar 400 lëkundje”, sizmiologu i njohur shuan çdo dyshim për një tjetër tërmet

0
260

Pas lajmit të rremë që  qarkulloi ditën mbrëmjen e djeshme  në disa portale, sizmologu Rrapo Ormeni ka qetësuar gjithë qytetarët shqiptarë duke thënë se tërmetet nuk mund të parashikohen.

“Pas tërmetit kryesor, tërmetet kanë ardhur duke u zvogëluar për a i përket shpeshtësisë, numri të tyre. Nga koha në kohë numri i tyre vjen duke u zvogëluar. Por edhe për sa i përket energjisë magnituda e tyre po vjen në zvogëlim. Kuptohet që në këtë seri pasgoditjesh do të ketë tërmete të vegjël, por s’do të jenë të gjithë me të njëjtën magnitudë. Në periudha të veçanta do kemi goditje që janë më të dallueshme nga këto të tjerat. Por kuptohet që janë normale, nuk kanë asnjë rrezik. Pas goditjet janë dukur që shoqërojnë  goditjen kryesore. Ne nuk mund të parashikojmë nëse do bjerë një tërmet tjetër i pavarur apo nuk mund të parashikojmë se kjo seri i paraprin një tërmeti tjetër më të madh. Gjykojmë që kjo goditje kryesore, shoqëruar me pasgoditje është duke u shuar. Deri tani 400 goditje që janë regjistruar, me magnitudë mbi 4 kanë qenë më të pakta.”- deklaroi në një intervistë për Ora News simologu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here