Ermonela Felaj:Karriera politike e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka përfunduar me vendimin e dënimit që mori

0
289

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj qe një nga zërat e mazhorancës që komentoi dje vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin. Felaj e ka parë këtë vendim të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, si fundin e karrierës politike të ish ministrit Saimir Tahiri. Deputetja Ermonela Felaj u shpreh se ish-ministrin e kap ligji i dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksione publike, pasi u dënua me burg, pavarësisht se u konvertua më pas në shërbim prove. “E penalizon ligji i dekriminalizimit pas vuajtjes së dënimit. Çdo person që dënohet penalizohet në ligjin për dekriminalizimin. Patjetër është një dënim që e penalizon. Nuk mund të zgjidhet apo të ushtrojë funksione publike. Nëçdo rast duhet ti referohemi një vendimi përfundimtar. Nëse flasim për një vendim përfundimtar ligji është i qartë, vendos pengesa për personat që janë dënuar me burgim. Por a ka përfunduar karriera e Tahirit me këtë vendim? Karriera e çdo kujt do të përfundojë nëse do të kishte këtë dënim”, ka deklaruar ajo. E pyetur nëse e përjashton Saimir Tahirin edhe nga funksionet partiake në PS përfundimisht dënimi nga krimet e rënda, Felaj u përgjigj se askush, as PS dhe as tjetër, nuk është në gjendje të gjëmojë bindjet e brendshme të dikujt. “As për rastin në fjalë nuk do të kisha një përgjigje. Por për të filluar punë në institucione ku zgjidhesh në administratë apo tjetër kemi vendosur pengesa për ata që kanë dënime me burgim, apo është dhënë një masë sigurimi nga një shtet i BE-së dhe është disponuar një masë dëbim”, u shpreh Felaj. Ajo theksoi se e sheh të pamundur që Tahiri t’i rikthehet sërish politikës pas këtij vendimi, ku shtoi se nuk di ndonjë rast që PS-ja të ketë inkurajuar dikë që të qëndrojë nëse është zbuluar nga ligji i dekriminalizimit. “Nëse i rrimë strikt e shoh të pamundur që në një afat kohor të gjatë ti rikthehen jetës publike apo ushtrimin të funksioneve. Nuk di ndonjë rast që PS-ja të ketë inkurajuar dikë që të qëndrojë nëse është zbuluar nga ligji i dekriminalizimit. Kjo është një sjellje e mirë, Rama është shprehur i pari për të përmirësuar ligjin. Ne kemi ligjin për të përmirësuar ligjin dhe këtë barrierë që kemi vendosur të jetë më e fortë dhe e qëndrueshmetha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here