Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për Akademinë e Shkencave.
Meta ktheu për shqyrtimin ligjin për Akademinë e Shkencave. Ndërsa sot në mbledhjen e komisionit, ky dekret është rrëzuar nga votat e anëtarëve
Presidentit, argumentoi se ligji për Akademinë e Shkencave binte ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe cenon kompetencat e Presidentit të Republikës.
Po ashtu Presidenti arsyetoi se ky ligj nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.