Trajneri Reja luan sërish kartat nga e para, ky është formacioni i mundshëm kundër Islandës

0
295

Ndryshon rivali, objektivi dhe sigursht zgjedhjet taktike të trajnerit. Pas humbjes së thellë kundër Francës dhe mbi të gjitha paraqitjes së skuadrës në transfertën e Parisit, Edi Reja pritet të zbresë në fushë kundër Islandës me ndryshime në formacion. Sfida e së martës në “Elbasan Arena” është treni i fundit për kombëtaren e Shqipërisë në misionin e saj tashmë shumë të vështirë për një biletë për në finalet e Euro 2020. Për këtë arsye fitorja është një detyrim dhe për ta arritur këtë tekniku pritet të niset me një skemë 3-5-2 ofensive. Strakoshës do t’i besohet sërish porta, ndërsa ndryshojnë emrat e tre mbrojtësve që do të rreshtohen përpara tij: Gjimshiti, Dermaku dhe Ismajli. Hysaj në krahun e djathtë dhe Lenjani në të majtin do të kenë detyra më sulmuese. Pas paraqitjes së shkëlqyer në Paris, Kejdi Bare ka fituar rolin e titullarit, ndërsa bashkë me Abrashin, në mesin e fushës pritet të kthehet të luajë në formacion edhe Taulant Xhaka. Ekseprimenti në “Stade de France” rezultoi i dështuar dhe Odise Roshi do të kthehet në rolin e tij të preferuar, ndërsa bashkë me Uzunin do të ndihmojnë sulmuesin e deklaruar. Reja duhet të zgjedhë mes Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshit, teksa goli i shënuar në Francë ka rritur kuotat e sulmuesit kavajas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here