Google search engine
Home Sport Trajneri Reja ‘heq qafe’ kapitenin për ndeshjen e nesërme në Elbasan, ja...

Trajneri Reja ‘heq qafe’ kapitenin për ndeshjen e nesërme në Elbasan, ja kë zgjedh

0
333

 Trajneri Edi reja ka nisur përgatitjet për ndeshjen e nesërme të Kombëtares, atë ndaj Islandës. Reja në konferencën për shtyp tha se për këtë ndeshje ka vendosur të ndryshojë kapiten.

“Kam vendosur të heq Mavrajn për zgjedhje teknike prandaj do jetë Hysaj kapiten”, tha Reja.

Ndërkohë Hysaj tha: “I kërkoj tifozëve të jenë më të kujdesshëm dhe dua tu them që të mos fshiheni pas kompjuterit për të kritikuar e sharë lojtarët e kombetarës. Sigurisht që dikush do gabojë, por ne nuk vijmë të luajmë me kombëtaren për lekë, as me detyrim. Vijmë se e duam ekipin tonë dhe mezi presim, për këtë arsye jam i sigurtë, që secili nga djemtë jep 100% në fushë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here