Këngëtarja Vanesa Doçi para pak ditësh mori hapin e madh për të nisur karrierën jashtë vendit, në Turqi. Ajo nënshkroi një kontratë pesë vjeçare me një kompani shumë të famshme turke, Darkndark Music.
Vanesa ka arritur që t’i bëjë për vete mediat turke dhe një nga programet më prestigjiozë në Turqi ‘Kanal D’, ka shkruar për këngëtaren. Ky sukses i saj, e ka bërë shumë krenare motrën e saj, këngëtaren Aida Doçi, e cila e ka shpërndarë lajmin në profilin e saj të Instagramit.
“Tani ëndrra jote po bëhet realitet, Zot faleminderit! Tani edhe nëse karriera ime përfundon nuk brengosem, sepse qëllimi dhe dëshira ime më e madhe, është që ju familja ime të arrini sa më lart dhe me faqe të bardhë.”- ka shkruar Aida krahas videos.
Këngëtarja 14 vjeçare është shprehur se shpreson t’i bëjë krenarë shqiptarët me suksesin e saj.













































