Google search engine
Home Politike Lëvrimi i arit/ Mazhoranca dhe “opozita e re” bashkojnë votat, marrin tjetër...

Lëvrimi i arit/ Mazhoranca dhe “opozita e re” bashkojnë votat, marrin tjetër vendim kundër Metës. Plasin batutat në komision, ironizon Murrzi: Është diskriminuar … misri

0
336

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka rrëzuar me votim unanim dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim ligjin për rezervat materiale të shtetit.

Deputetja Antoneta Dhima tha se lëvrimi i mallrave të grupit A bëhet nëpërmjet një akti kolegjial dhe se arsyetimi i presidentit për kthimin e dekretit nuk qëndron. “Përdorimi i rezervave materiale te shtetit bëhet në raste te veçanta”, shtoi ajo, “lëvrimi i mallrave rezerve me urdhër të kryeministrit nuk përben shkelje dhe burokraci”.

Ligji u miratuar me votat e mazhorancës në parlament dhe u kthye për rishqyrtim nga Meta në muajin korrik.

Deputeti Myslim Murrizi gjatë diskutimit në Komisionin e Sigurisë ka folur për “diskriminim të misrit” duke ironizuar marrjen e vendimit.

“Si mall i kategorisë A është futur gruri, po misri pse jo?! Ky është diskriminim, pse është me i mire gruri se misri? Neve të opozitës qeveria dhe presidenca na duken njëlloj”, ironizoi Murrizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here