Presidenti Ilir Meta prej orës 10:00 ka dëshmuar në Komisionin Hetimor, lidhur me legjitimitetin e vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin.
Meta është i përgjigjur pyetjeve të kryetarit të Komisionit Ulsi Manjës. Ky i fundit fillimisht i është drejtuar presidentit se me dekretet e tij ka mbajtur anën e opozitës.
Po ashtu Manja i ka kërkuar presidentit edhe njëherë të japë sqarime për informacionin sekret, që ky i fundit pretendon se ka marrë, se do të digjej Parlamenti dhe se do shfrytëzohej protesta e 8 qershorit.
Debati:
Ulsi Manja: Ju duke tentuar t’ia garantoni njërës palë dhe ia mohuat palës tjetër a mendoni se abstenuat nga roli juaj?
Ilir Meta: Unë nuk i ka mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes. Zgjedhjet me një kandidat nuk janë edhe aq të fshehta dhe njerëzit nuk kanë mundësi dhe standarte të ushtrojnë sovranitetin e tyre. Gjykata Europiane e ka bërë shumë të qartë se çdo të thotë zgjedhje dhe votime. Unë kam paraqitur edhe argumente të tjera. Unë e kam theksuar që Shqipëria ka një qasje historike si kryesuese e OSBE.
Ulsi Manja: Do të digjej kuvendi dhe në fakt nuk e di sa të besueshme kanë qenë këto info, por përsëri Kushtetuta ka zgjidhje. Ju si president, si kryetar i këshillit të sigurisë Kombëtare dhe kushtetuta ka parashikuar se kur edhe mund të anullohen zgjedhjet dhe i referohet rasteve të jashtëzakonshme. Ju i konsideroni info, se mund të kishte përplasje civile, a menduat se me këtë argument ti ulnit palët politike para se të merrnit vendimin për zgjedhjet?
Ilir Meta: Ky informacion i sigurisë kombëtare, ka qenë një info në përkundër edhe të shumë të tjerave, por nga ana ime ka qenë shumë kritik, për atë që mund të ndodhte në protestën e opozitës. Unë në datën 7 kam qenë ne Gjermani dhe jam kthyer në datën 8. Kam qenë në zyrë pak para fillimit të protestë së opozitës. Vendosëm për ta bërë publik këtë vendim para fillimit të protestës, për të parandaluar çdo përshkallëzim, të situatës. Ky ka qenë edhe një nga paralajmërimet e mia. E kam marrë Bashën në telefon para fillimit të protestës. Kam bërë edhe një thirrje publike që qytetarët të shpërndahen. Mesazhi ka qenë i qartë për Bashën dhe të tjerët se nëse do ndodhte gjë aty përgjegjësia do ishte e tyre.