I kishte marrë masat për t’i shpëtuar atentatit, zbardhen detaje të reja nga grupi hetimor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

0
389

Grupi i posaçëm i ngritur pranë Policisë së Tiranës po heton rutinën e përditshme te 26 vjeçarit Santiago Malko, për të gjetur ndonjë indicie që do të çonte në gjurmë të ekzekutorëve të tij. Sipas asaj që ka mësuar policia, Malko i kishte marrë masat për t’i shpëtuar ndonjë atentati.

Përveç pamjeve të kamerave të sigurisë pranë vendit ku ndodhi vrasja, policia ka sekuestruar edhe një sërë pamjesh pranë banesës së 26-vjeçarit dhe të lokaleve që ai frekuentonte, për të parë nëse mund të identifikohen personat të cilët e kanë gjurmuar prej kohësh.

Pista më kryesore mbi të cilën policia po heton është ajo e konflikteve për drogë. Prej ditës së ngjarjes, në kërkim policor janë shpallur 2 persona me precedentë penalë të identifikuar me inicialet D.A dhe L.D

Mësohet se 2 personat e shpallur në kërkim policor si autorë të dyshuar të ekzekutimit të 26 vjeçarit që prej majit të vitit 2019 kanë qenë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Pas ngjarjes së rrëndë në rrugën xhanfize keko, policia nuk I ka gjetur në banesat e tyre çka ka shtuar dyshimet e policisë se ata mund të jenë të përfshirë në vrasje.

2 të dyshuarit janë arrestuar nga policia e Tiranës në maj të këti viti pasi gjatë një operacioni policor iu janë gjetur armë dhe municione si edhe një sasi e vogël droge, por gjykata i la në arrest shtëpie deri në mbyllje të hetimeve, masë të cilën ata e kanë thyer që prej 27 gushtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here