Një faturë e dalë nga Ministria e Drejtësisë për shpenzime delegacioni (700 euro), ka bërë që PD të mësyjë në sulm ndaj ministres së Drejtësisë duke e paraqitur si një abuzim marramendës. Aq dramatike paraqitet situata nga foltoret e PD sa publiku me të drejtë mund të perceptojë se në kohën kur qeveriste PD, këto shpenzime nuk bëheshin (edhe pse kjo do të thotë se nuk punohet me përfaqësimin e interesave te Shqipërisë tek shtetet e huaja).
Por për të mos humbur në të thella, mjafton të kërkosh një faturë të një ministri para 2013 për një krahasim të thjeshtë e për të hedhur dritë mbi faktet reale.
E në këtë rast, nuk ka një krahasim më të mirë sesa me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili hiqet sikur në kohën kur ai qeveriste, kjo procedurë nuk ndodhte.
Sali Berisha në vitin 2009, siç duket nga fatura, për 3 netë në një nga rrjetet e hoteleve më të mira në botë, ka paguar nga buxheti i shtetit plot 2695 dollarë. Pra, dhoma për një natë për Berishën ka kushtuar plot 839 dollarë. Ajo që vlen të theksohet është së këto bëhet fjalë për vitin 2009, që do të thotë se çmimet e hoteleve sot në 2019 sa vijnë e rriten.
Duke parë këto fakte, kuptojmë së PD që sot sulmon e di fort mirë se si shpenzimet e Gjonajt edhe të tjerat janë të domosdoshme dhe normale në takime të nivelit të lartë, por në mungesë të aftësisë për të trajtuar çështjeve reale politike, PD zgjedh si përherë beteja pa sens dhe është kapur sërish pas një fije kashte./Lexo.al/