Kriza Itali, PD e 5-Yje pranojnë koalicionin pas negociatave maratonë

0
549

Liderët e qendrës së majtë italiane Partia Demokratike dhe populistëve në pushtet Lëvzija 5-Yje thanë sonte se kanë rënë dakord të formojnë një qeveri koalicioni. “Ne mendojmë se ia vlen të provojmë këtë eksperiencë,” tha kreu i ri i PD, Nicola Zingaretti pas takimit me presidentin, duke shtuar se dy palën kanë pranuar që Giuseppe Conte të mbetet kryeminsitër. Administrata e përbashkët do të sherbejë deri në fund të mandatit aktual në 2023. Më herët kreu i 5-Yje, Luigi Di Maio kishte mirëpritur pranimin e PD për riemërimin e Conte. Dy partitë kanë qenë tradicionalisht rivalë të ashpër por 5-Yje kërkon të mbajë pushtetin duke sfiduar ish-aleatin e tyre, kreun e Lega-s Matteo Slavini që u tërhoq nga koalicioni për të arritur vetë postin e kryeminsitrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here