Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka zbuluar një projekt madhor që do t’i jap fund trafikut tek Rruga e Kombit. Bëhet fjalë për 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin.
“EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin– #ShqipëriaqëDuam☀️—-”, shkruan Rama.