Shkrumbohet anija ‘Aquamarine’, DPD hedh dritë mbi të vërtetën e ngjarjes, zbulohen emrat e 5 personave që ndodheshin në bord dhe si shpëtuan flakëve

0
467

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë detaje për anijen turistike Aquamarine, e cila u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.

Nëpërmjet një reagimi për mediat, DPD bën të ditur se është njoftuar për zjarrin e rënë në anije rreth orës 03:45 të mëngjesit nga kapiteni anijes A/T Black Pearl Nikolla Janku.

Menjëherë pas këtij njoftimi, DPD ka kontaktuar pronarin e Aquamarinës Edmir Mamushin, i cili i ka konfirmuar ngjarjen.

Dyshohet se shkak i flakëve ishte një masë elektrike, por fatmirësisht të 5 personat që ndodheshin në bord janë hedhur në ujë dhe nuk kanë pësuar djegie.

DPD raporton se në anije kanë qenë Ervis Hoxha kapiten, Edison Shaha marinar, Erald Hoxha marinar, Renato Kociu marinar dhe Benard Alluashaj motorrist.

Njoftimi:

Ne baze te situates se ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila ishte akostuar ne gadishullin e karaburunit per shkak te kohes se keqe te ndodhur ne daten 28/07/2019 gjate gjithe dites.
Sot ne oren 05:51 Kapteneria e Portit Vlore u njoftua nga kapiteni anijes A/T Black Pearl Z.Nikolla JANKU , se anija turistike Aquamarine ishte perfshire ne flak te medha ne largesi e cila ndodhej e akostuar ne plazhin e Dhim Kushtes ne Karaburune.
Ekuipazhi anijes akuamarine kishte kete ekuipazh ne bord :
Ervis Hoxha Kapiten
Edison Shaha Marinar
Erald Hoxha Marinar
Renato Kociu Marinar
Benard Alluashaj Motorrist

05:55 U kontaktua me kapitenin e A/T AKUAMARINE z. Ervis HOXHA dhe pronarin Edmir MAMUSHI dhe me konfirmuam se rreth ores 03:45, anija eshte perfshire nga flaket si pasoje e nje mase elektrike. Perfshirja e anijes ne flak ka qene e menjehershme dhe skan pasur kohe te mernin masa per fikjen e zjarrit dhe jane hedhur ne det te gjithe personat.
Deklarojne se jane anijet e rojes bregdetare por skan harritur ta shuajne, 5 persona ne bord kane dalur ne breg pa lendime, vetem deme materjale.
05:59 U njoftua Kapiteni i Portit per gjithe situaten e ndodhur deri ne at moment.
06:05 U komunikua me QNOD e cila ishte ne djeni per ngjarjen dhe kishte mare njoftim nga policia Kufitare
Ne bord gjendeshin rreth 230 litra naft, te cilat u dogjen totalisht gjate procesit te flakve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
I kerkojme nga Rregjistri Detar Shqiptar si organi kontrollues dhe çertifikues i anijeve qe te marrin masa dhe te te jenë te rreptë në inspektimet dhe çertifikimet e anijeve dhe standartet e tyre.

Drejtoria e Pergjithshme Detare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here