Gjykata e shtyu vendimin për në shtator, Saimir Tahiri nxjerr foton dhe provokon rëndë: Iu shmangën drejtësisë me… (Për kë ishte ky mesazh?)

0
405

Ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar sërish për shtyrjen e vendimit nga Krimet e Rënda për në shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri thotë se kjo çështje po shqyrtohet më avash se breshka.

Ish-ministri kërkon me ngulm të mos shtyhet më vendimi dhe të vendoset drejtësi.

“Me avash se Breshka…

U shty perseri, kesaj radhe se eshte gushti perpara, e gushti eshte pushim

Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer.

Ndersa une kerkoj te mos shtyhet! Vetem kaq! Drejtesi!

Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerezit qe ulerasin per drejtesi e nuk degjohen.

P.S. Me gjithe respektin per breshken…”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë se Gjykata e mbledhur sërish sot pas kërkesës së prokurorisë vendosi që seanca e radhës të jetë në 10 shtator 2019, ku organi i akuzës do të paraqesë konkluzionet e veta.

Tahiri, në detyrën e ministrit të Brendshëm akuzohet për një sërë veprash penale, duke përfshirë trafikun e lëndëve narkotike, të paprovuara këto nga ana e prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here