Kinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktorja shumë e dashur për shqiptarët

0
381

Një lajm i hidhur ka ardhur për gjithë adhuruesit e kinematografisë.

Legjenda e Hollywood-it, Doris Day, vdiq në moshën 97-vjeçare. Këngëtarja e shndërruar në aktore ka luajtur në filmat si: “Calamity Jane” dhe “Pillow Talk”.

Filmat “The Man Who Knew Too Much” dhe “That Touch of Mink” e kanë bërë atë të njohur në gjithë botën. Ndërkohë, Fondacioni i Kafshëve “Doris Day” tha se ajo vdiq të hënën në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Mediat e huaja raportojnë se aktorja ka vuajtur nga pneumonia. “Ajo ka qenë e rrethuar nga disa miq të afërt në momentin kur ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Çmimet që Day ka marrë përfshijnë Medaljen Presidenciale të Lirisë më 2004 dhe një Grammy për arritje jetësore më 2008.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here