Shaqiri pas fitores ndaj Barcelonës: I tronditur, ja ç’do bëj kur të shkoj në shtëpi

0
380

Padyshim që një ndër protagonistët kryesorë të mbrëmjes së çmendur, ku Liverpooli eliminoi Barcelonën duke e përmbysur 4-0, ishte edhe Xherdan Shaqiri. Në prononcimin pas sfidës, futbollisti shqiptar foli ndeshjen e madhe në “Anfiel”, teksa tregoi se ishte i tronditur gjatë gjithë kohës. Ai u shpreh: Jam shumë krenar me këtë skuadër. Është vështirë për ta përshkruar në fjalë. Është e mrekullueshme. Jam i tronditur gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se në shtëpi duhet ta shikoj sërish këtë takim, tani kemi shumë adrenalinë gjatë gjithë kohës.Kujtojmë që Xherdan Shaqiri dha njërin nga asistet e golave duke bërë vërtet një paraqitje fantastike në këtë ndeshje dhe njëkohësisht duke ndihmuar Liverpoolin të arrinte finalen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here