Përleshje fizike dhe britma/ Policia nis aksionin dhe del me informacion zyrtar: 4 të arrestuar, 30 persona të proceduar dhe 3 në kërkim

0
456

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona si dhe ka proceduar 30 persona për aktet e dhunës në protestën e djeshme te Unaza e Re.

Po ashtu policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Sakaq, mes të arrestuarve është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili e ka kaluar natën në qeli, pasi iu komunikua masa e arrestit pasditen e djeshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

30 të proceduar për aktet e dhunës në ditën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë

– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë

– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë

– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here