Nis ‘fshesa’ në AKU, kush janë drejtorët dhe inspektorët e shkarkuar

0
413

Tre drejtorë rajonalë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë shkarkuar nga detyra ditën e sotme.

Sipas informacioneve shkarkohet drejtori i Tiranës, Korçës dhe Durrësit. Motivacioni për shkarkimin lidhet me mospërmbushje të detyrave funksionale. Ndërkohë ka shkarkime edhe të disa inspektorëve.

Sakaq, bëhet me dije se tre drejtorët e shkarkuar janë: Merita Mëçalla, Tiranë, Algert Mehalla, Korçë dhe Martin Jorgaqi, Durrës.

Bashkë me shkarkimin e drejtorëve janë të shkarkuar edhe disa inspektore të  AKU në Korçë, ndërsa të tjerë inspektorë kanë marrë masën pezullim nga puna.

Kohët e fundit ka patur një debat të madh për sigurinë ushqimore pas denoncimeve në media. Qeveria nga ana tjetër ka vendosur të ndryshojë Kodin Penal për të dënuar me burg të gjithë ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here