Digjet gjatë natës makina e kryetarit të PS në Elbasan, dyshimet e rënda (EMRI+DETAJE)

0
414

Një makinë tip Ford është djegur gjatë natës në Elbasan. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen“5 Maj”, ndërsa sipas burimeve automjetit i është vënë zjarri teksa ishte i parkuar në oborrin e banesës.

Burime bëjnë me dije se makina i përket kryetarit të PS-së Elbasan, Xhevahir Budani. Ai aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga policia e Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here