Shtohet konkurrenca/ Pas Besit dhe Julit, një tjetër aktor shqiptar kandidat për president

0
564

Shpallja president e komedianit Volodymur Zelenskiy në Ukrainë, i ka nxitur edhe komedianët shqiptarë të mendojnë seriozisht kandidimin për president.

Bes Kallaku dhe Jul Deda ishin të parët që e deklaruan këtë me postimet e tyre në Instagram.

“Duhet mendu mirë kjo punë”, shkruante Besi. Ndërsa Juli i uronte Shqipërisë fatin e Ukrainës.

Pas tyre, edhe aktori i njohur nga Kosova, Vedat Bajrami ka marrë mendimin e fansave për të kandiduar për president.

Vedati ka marrë shumë komente pozitive dhe analistë të njohur e kanë mbështetur komedianin.

“Mos i shkoftë mendja nesër Vedatit të Stupcave të konkurrojë për zgjedhje në Kosovë, se qysh tash vë bast se do t’i fitojë!

Kur politikanët “e vërtetë” e teprojnë, ndodh nga dëshpërimi populli ta zgjedhë këdo që është krejt e kundërta e politikanit tipik.

Së fundi kjo ndodhi në Ukrainën e lodhur nga konfliktet e korrupsioni, ku komediani Volodymyr Zelenskiy u votua për president me plot 73 % të votave. Edhe këta tanët kaherë e kanë tepruar”, shkruan Adriatik Kelmendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here